Arrestime në Kllokot, Gjilan e Artanë
Gjilan – Në Kllokot është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht katër viktimat meshkuj kosovarë, në mesin e tyre dy zyrtar policor të cilët kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Kurse në fshatin Doberqan, të Gjilanit është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar 541.3 gram marihuanë dhe 10200 denar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.
Kurse në Novobërdë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale, dyshohet se i kishte shkaktuar dhunë psikike viktimës femër kosovare. Në shtëpinë e të dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë të cilën e kishte me leje përkatëse.
Lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/


