ARKATANA

Osmani: Çdo përpjekje që barazon luftën e UÇK-së me krimet e Serbisë e dëmton rëndë paqen afatgjatë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Presidentja Vjosa Osmani ka folur për përpjekje për ta “barazuar” luftën çlirimtare të UÇK-së me krimet e Serbisë në Kosovë, duke reaguar ndaj kërkesës së Prokurorisë së Specializuar në Hagë për t’u shqiptuar 180 vjet dënim ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Osmani tha në një reagim në Facebook se “poavarësia e Kosovës ishte vullnet i popullit të Kosovës. Ishte sakrificë shekullore për të cilën dhanë jetën mijëra dëshmorë e civilë të pafajshëm e për të cilën luftuan, me heroizëm dhe me luftë të pastër, Ushtria Çlirimtare e Kosovës”.

“Gjenocidi, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës janë krime që Serbia i kreu kundër popullit të Kosovës ndër shekuj. Gjatë luftës së fundit në Kosovë, Serbia kishte për qëllim shfarosjen e popullit shqiptar, qëllim të cilin e shpërfaqi nëpërmjet vrasjes dhe masakrimit të mijërave fëmijëve, grave, burrave e të moshuarve, dhunimeve të mijëra grave e burrave, shkatërrimit të qindra mijëra shtëpive, dëbimit të mbi 80% të qytetarëve të Kosovës nga shtëpitë e tyre, spastrimit etnik, zhdukjes me dhunë të mijëra personave dhe krimeve të tjera të llahtarshme”, shkroi ajo.

Uji Dea

Osmani tha se “çdo përpjekje që tenton të barazojë luftën çlirimtare të UÇK-së me krimet e agresorit gjenocidal serb e minon besimin në drejtësi dhe e dëmton rëndë paqen afatgjatë”.

“Kosova dhe qytetarët e saj kërkojnë drejtësi. Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e pastër. Kjo e vërtetë nuk ndryshohet me tentime për ta rishkruar historinë dhe për ta njollosur dhe zhvleftësuar betejën e popullit të Kosovës për liri”, shtoi ajo.