KKVITI

Flamur në stuhi

/ 1 minutë lexim
KKVITI

(Kushtuar Zahir Pajaziti – hero i kombit dhe themelues i celulës së parë të UÇK-së.)

Zemrën e kishe gurëthyes
që dhembjen bluan,
ujëvarë që plagën pastron.

Frikën e pate vrarë në djep,
guximin ua pate rrëmbyer luanëve.

Syrin e kishe dylbi,
dorën shigjetë, që shponte tej për tej.

FIDANISHTJA

Vdekjen e bëre me armë në duar, duke zanuar
ata që mendonin se Kosovën e shndërruan
në Shumadi.

Shumëherë pate thënë:
“Në vdeksha pa marrë hak për ty, Kosovë,
mos qofsha biri yt. ”
Betimi kurrë nuk të mbeti peng.

Ishe e mbete kandil mbi Gallap e Pashtrik!
ARIF EJUPI Gjenevë, 4 shkurt 2026