ARKATANA

Prof. Dr. Edmond Hajrizi përfaqëson institucionet akademike të Kosovës në Washington

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mori pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, z. Ilir Dugolli, me rastin e pjesëmarrjes së delegacionit nga Kosova në Lutjet Nacionale të Mëngjesit në Washington.

Gjatë kësaj pritjeje zyrtare, Rektori Hajrizi pati mundësinë të zhvillojë takime dhe biseda me deputetë, sipërmarrës, përfaqësues të komunitetit dhe mediave, si dhe me personalitete të shquara nga jeta akademike dhe institucionale.

Pjesëmarrja në këtë ngjarje përbën një mundësi të rëndësishme për forcimin e lidhjeve ndërkombëtare, avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe promovimin e rolit të arsimit të lartë në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik. Në këtë kontekst, Rektori Hajrizi përfaqësoi Kosovën dhe institucionet akademike të saj në një nivel të lartë profesional dhe institucional.

ARKATANA

UBT vazhdon të jetë aktiv në arenën ndërkombëtare, duke kontribuar në ndërtimin e partneriteteve strategjike dhe në promovimin e vlerave akademike të Kosovës në botë.