Derbi i Gjilanit i takon Gjilanit
Gjilan – Në praninë e 10 mijë shikuesve me spektaklin që kishin organizuar tifozët e Dritës “Intelektualët” dhe të Gjilanit “Skifterat” u paralajmërua se gjatë 90 minutave do të shohim spektakël futbollistik dhe anime të zjarrta të tifozëve të dy skuadrave.
Fillimi i ndeshjes nuk premtoi aq shumë futbollistët e Dritës ishin ata që dominonin në fushë, por “bardh e kuqët” e Gjilanit me kundërsulme të shpejta kërkonin golin e epërsisë në këtë takim
Në minutën e 28 përkatësisht në atë të 30 së pari Ylber Ramadani e pastaj Durim Baxhuku tentuan ta befasojnë portierin e Dritës Artan Latifi, por ky i fundit ishte i vëmendshëm.
Në minutën e 42 Mbrojtësi Besnik Krasniqi harkon nga gjuajtja e lirë me kokë Betim Haxhimusa nga 8 metra mposht portierin e Dritës Artan Latifin duke sjell në epërsi “bardh e kuqët” në 1-0
Në pjesën e dytë pasë 5 minutash lojë ndeshja ndërpritet për 8 minuta për shkak të hedhjeve të fishekzjarrëve në fushë.
Në minutën e 50 Gëzim Rusi depërton bukur duke shërbyer bashkëlojtarin e tij Dren Gashin i cili me gjuajtje precize nga 18 metra gjen këndin e poshtëm të Latifit duke ngritur epërsinë në 2-0
Në ët pjesë të lojës futbollistët e Dritës kërkonin golin, por gjithçka ishin vetëm gjysmë raste duke mos paraqit probleme për portierin e Gjilanit Faton Malokut i cili sot ishte i papunë.
Gjyqtari Genc Nuza nga Prishtina u detyrua edhe një herë të ndërpres ndeshjen për shkak të fishekzjarrëve për 10 minuta.
Pesë minuta para fundit të ndeshjes Emin Haziri pason topin tek Dren Gashi i cili edhe
njëherë me mjeshtri gjen këndin e portës së Latifit duke vulosur fatin e këtij takimi me rezultat 3-0
Futbollisti më i mirë i këtij derbi Dren Gashi pasë ndeshjes deklaroi:
”Jam shumë i lumtur që shënova dy gola për skuadrën time të re, ishte një lojë shumë e fortë dhe me plot meritë shënuam fitore dhe këtë fitore ua dedikoj tifozëve ,,Skifterave,,/sulejman ismajli/rajonipress/
Trajneri i Dritës Bekim Isufi deklaroi:
”Kishim një paraqitje shumë të dobët fëtyra e skuadrës nuk është e vërtet do t`i analizojmë gabimet tona për të ardhmen ndërsa kam besim të madh tek këta futbollistë,,
Trajneri i Gjilanit Sedat Pajaziti deklaroi:
”Ishte një ndeshje me presion të madh një derbi i vërtet, jam i kënaqur si me rezultat njashtu edhe me lojë,,
Drita: Latifi, Baxhuku, Limani, Caka, Tusuni, Kastrati, Ajdari, (Shillova)Ramadani, Shabani, Krasniqi, Murati
Gjilani, Maloku, Kastrati, Shala, Shaqiri,(Mustafa) Kerra, Gashi, Eminhaziri, Krasniqi, Marovci (Rusi) Haxhimusa
Gjyqtar Genc Nuza, Bujar Selimaj, Fatlum Berisha, Bajram Gashi ,
Kartonë të verdhë Alban Shillova (Drita ) Bahri Kera (Gjilan )
Stadiumi i qytetit në Gjilan
shikues: 10000


