Kontradiktë në kohë…
Kontradiktë në kohë, ç’rrëmujë bënë njerëzit, sot pa vend
e pa kornizë?
ka ligje
e nuk i vërejmë
dot edhe racionalen
e hulumtojmë kot.
Participim nuhas,
por e humbas në dellin e artit
mbështetem me sy kritik
pse shoh kohën mes luhatjes
me zë të çjerrur bërtas:
Mjaftë se s’të dua kontrast!
Kam ecur shtigjeve të jetës
e mbushur gaz e vrerë
në pranverat e gjallëruara
e dimrat me acar
ka pas më tepër vlerë
ka zotëruar kohën
atëherë edhe kodi i etikës
mbante tjetër erë.
Vite, dekada kalojnë
asgjë s’futet në kornizë të njëjtat
ditë jetojmë me shumë shije
e pak ngjyrë.
Kush i vë kapak kësaj kohe?
me liri e pa mirësi
ku do n’a shpie ky vorbull i turbulltë?
ne që bëjmë ligje e s’kemi njeri?
Selvete Abdullahu, Gjilan, 2015
Selvete Abdullahu është e lindur më 14 nëntor të vitit 1972 në Prishtinë. Shkollimin fillor dhe te mesëm e kreu në komunën e Ferizajt.
Aty një kohë jetoi dhe veproi. Studioi në Prishtinë në Fakultetin Filozofik – dega Pedagogji, ndërsa tani është absolvente e Kolegjit “Fama” në drejtimin psikologji.
Me poezi dhe shkrime tjera u mor qysh në moshën e fëmijërisë dhe ka botuar një vepër me poezi dhe është në përgatitje të veprës së dytë poashtu me poezi.
Ajo vite me radhë u shqua për aktivitetin e saj politik e kulturor në komunën e Ferizajit. Tani vepron dhe jeton në Gjilan./rajonipress/


