Poetja e re
Në mbështetje të vajzës i dola përkrah, deshi të bëhej poete, më mirë s’ka
pëlqente klasikët, por edhe bashkëkohoret
e kishte për qejf librin ajo,
mëkat është të mos e udhëzosh,
ta kesh afër dhe të mos e ndihmosh
quhet krim kjo sot dhe përgjithmonë,
ka dëshirë të shkruaj romane
pse jo dhe epe
sa bukur i lidh fjalët mes vete
pikërisht ajo,
poetja e re…
Veron Dobroshi


