Sporti – për hirë të sportit dhe publikut. Jo ndryshe
Gjilan – Unë sërish e kam nda mendjen si atëherë kur isha kryetar: Jam nesër dhe do të jem përherë për futbollin e mirë që na e ngritë adrenalinën, na i ndezë pasionet dhe që i bënë nder Gjilanit e Kosovës ka thënë Qemajl Mustafa.
Qemajl Mustafa ashtu siq ka vepruar gjithmonë në takimet rivale në Gjilan, ashtu ka vepruar edhe tani. Në postimin e tij të fundit ai ka kërkuar që të fitojë sporti e loja e mirë.
Postimi i Qemajl Mustafës.
Kur isha kryetar shpesh tifozët e njërit apo tjetrit ekip të futbollit në Gjilan më pyesnin se cilin ekip e preferoj ose më shkurtë, për cilin ekip jam?!. Dhe natyrisht, me kurreshtje e prisnin përgjigjen time të cilën e pata menduar me kohë. Ajo ishte përherë “Jam me të dyja ekipet!” ose “Jam me futbollin e Gjilanit!”.
Përkundër dëshirës së tyre që të isha tifoz i ekipës që ata e adhuronin, përherë këto përgjigje i pranonin me dashamirësi e me respekt.
Të dashur futbollistë e adhurues te të dyja klubeve, adhurimi, tifozeria dhe emocionet e ndezura për njërin apo tjetrin formacion duhet të përcillen me garën fer dhe me animin para së gjithash, kah futbolli i mirë që e kënaq syrin kureshtar dhe shpirtin tuaj sportiv.
Tepër e këndshme dhe mbresëlënëse është kur, aksionit të mirë të rivalit i duartrokitet me zemërgjerësi nga tifozeria e ekipit tjetër. Këtë duhet ta bëjmë nesër në stadiumin e bukur të qytetit që e investuam dhe me vite e mbajtëm mirë për ju.
Në Gjilan duhet dhe do të fitojë sporti e jo anim i verbër e pa shije çfarë ndodhë ndonjëherë në stadiumet tona.
Unë sërish e kam nda mendjen si atëherë kur isha kryetar: Jam nesër dhe do të jem përherë për futbollin e mirë që na e ngritë adrenalinën, na i ndezë pasionet dhe që i bënë nder Gjilanit e Kosovës.
Dua që nesër shumica të mē përkrahni në përcaktimin tim ka shkruar Mustafa./rajonipress/


