UBT

Shaqiri, sportisti më i paguar zviceran, fiton 9.5 milion franga në vit!

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Me këtë shumë ai i ka tejkaluar të gjithë sportistët tjerë zviceranë më rrogë fikse, madje edhe tenistin e famshëm Roger Federer.

Sot (e shtunë) pritet të bëhet edhe debutimi i Xherdan Shaqirit për skuadrën e re, Stoke City. Më nënshkrimin e kontratës me ekipin anglez, Shaqa bëhet edhe sportisti më i paguar zviceran. 120’000 funta në jave, apo 183’460 franga zvicerane është shuma që do të marrë futbollisti kosovar. Me këtë shumë ai i ka tejkaluar të gjithë sportistët tjerë zviceranë më rrogë fikse, madje edhe tenistin e famshëm Roger Federer, shkruan “blick”, transmeton “albinfo.ch”.

Vetëm disa ditë pas transferimit të Xherdan Shaqiri në Stoke City bëhet e qartë: Shaqiri bëhet sportisti më i paguar në Zvicër. Gazeta angleze “Mirror” ka llogaritur të ardhurat e tij: 60’000 funta angleze i paguhen në javë plus premitë.

E nëse llogaritjet bëhen në franga zvicerane i bie që djaloshin nga Zhegra e Gjilanit, Stoke ta paguaj në javë 91’730 franga zvicerane. Kur kësaj shume i shtohet edhe 50 për qind tatim, atëherë shuma e llogaritur në bruto, është 183’460.

Mobi Casa

Llogaritjet vjetore që do t`i bëhen futbollistit të përfaqësues zvicerane, kapin shumën e 9,5 milion frangave duke përfshirë edhe pagesat e tjera shtesë.

Më transferimin e Shaqirit për 18 milion franga me kontratë deri në vitin 2020, Stoke ka bërë blerjen më të shtrenjtë në historinë e klubit, njofton “albinfo.ch”.

Mbetet të shihet sot paraqitja e Xherdanit në ndeshjen kundër Norvich se sa do ta tregojë vlerën e shumës që Stoke ka paguar për të.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.