Fundamenti

Haliti angazhohet drejtpërdrejt për funksionalizimin e ngrohjes në SHML “Kuvendi i Lezhës”

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Pas kthimit nga vizita zyrtare në Austri, kryetari i Komunës, Alban Haliti, ka nisur përcjelljen nga afër të punimeve për rregullimin e trafos dhe të komponentëve të tjerë teknikë, në të cilët Komuna po investon për aktivizimin e sistemit të ngrohjes në Shkollën e Mesme “Kuvendi i Lezhës”.

Haliti ka vlerësuar se vonesat në aktivizimin e kapaciteteve elektrike, si dhe mosfunksionalizimi i ngrohjes në institucionet arsimore, janë të papranueshme, sidomos në kushtet e sezonit të ftohtë dhe nevojës për një mjedis të përshtatshëm mësimor për nxënësit dhe stafin arsimor.

ARKATANA

Për këtë arsye, ai është përfshirë drejtpërdrejt në koordinimin e procesit, duke bashkëpunuar ngushtë me sektorët përgjegjës komunalë dhe operatorët teknikë, me qëllim që puna të përshpejtohet dhe sistemi i ngrohjes të vihet në funksion sa më parë.

Nga Komuna bëhet e ditur se investimet në infrastrukturën arsimore mbeten prioritet, ndërsa angazhimi institucional do të vazhdojë deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes dhe garantimin e kushteve dinjitoze për procesin mësimor./rajonipress/