ARKATANA

Gjashtë aktakuza të ngritura për vjedhje të shërbimeve, falsifikim dhe dhunë në familje

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Prokuroria Themelore Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

ARKATANA

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për veprat penale, si në vijim:
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumentit”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për tri vepra penale “Mospërfillja e gjykatës”, “Kanosja” dhe “Dhuna në familje”./rajonipress/