UBT

Arrestohet Arianit Sllamniku

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Pas shumë orësh marrje në pyetje është arrestuar Arianit Sllamniku i dyshuar për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike dhe eksperimente të kundërligjshme mjekësore dhe testim.

Arianit Sllamniku është ndaluar nga policia pasiqë është intervistuar disa orë dhe është bastisur lokacioni i tij.

Lajmin për rajonipress e ka konfirmuar Arben Kadriu kryeprokuror në Gjilan.

HW

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka treguar se edhe për cilat vepra dyshohet i arrestuari.

“Ju njoftoj se Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, përkatësisht Njësia e Hetimeve Rajonale në Gjilan, sot më datën 20.01.2026 me autorizim të Prokurorisë së Shtetit në vazhdën e veprimeve hetimore, ka ndërmarrë masa konkrete operative duke arrestuar personin e dyshuar A.S. i cili dyshohet të jetë i përfshirë në kryerjen e veprave penale ‘Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike’ nga neni 256 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe ‘Eksperimente të kundërligjshme mjekësore dhe testime të barnave’ nga neni 257 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, tha Hashani.

Ai tha se pas arrestimit, Sllamniku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.