Flaka Haliti, në rreth të ngushtë për çmimin “Max-Pechstein”
Janë shtatë kandidatë/e për të fituar këtë çmim të rëndësishëm dhe në mesin e tyre është edhe artistja shqiptare nga Kosova Flaka Haliti.
Të martën që vjen, një juri profesionale ndan në Zwickau çmimin me renome “Max-Pechstein” për artistët e rinj që premtojnë shumë në fushën e krijimtarisë së tyre. Janë shtatë kandidatë/e për të fituar këtë çmim të rëndësishëm dhe në mesin e tyre është edhe artistja shqiptare nga Kosova Flaka Haliti.
Disa nga kandidatët janë duke përgatitur aktualisht punimet e tyre. Ndërsa punimet e Flaka Halitit dhe Florian Auer pritet të aranzhohen gjatë ditëve në vijim, shkruan freiepresse.de.
Artistja nga Kosova, është bërë e njohur me prezantimin e Kosovës me pavijon të veçantë në ngjarjen më të madhe artistike në botë, në bienalen e Venedikut 2015, përcjell albinfo.ch. Ajo jeton dhe krijon në trekëndëshin Prishtinë-Munih-Vjenë.
Vetëm pak muaj më parë Flaka është shpallur fituese e çmimit “Ars Viva 2016”.
Në garën për çmimin e përmendur Flaka tematizon perceptime të ndryshme të punimeve të krijuesve nga vendi i saj.
Dorëzimi i çmimit në mënyrë publike bëhet më 28 gusht në ora 18 në muzeun e qytetit. Ekspozita do të jetë e hapur deri më 18 tetor.
– See more at: http://www.albinfo.ch/flaka-haliti-ne-zgjedhje-te-ngushte-per-cmimin-max-pechstein/#sthash.NTqJPCla.dpuf


