UBT

Ajrullahu: Kosova po shndërrohet në faktor kyç në industrinë e teknologjisë së avancuar, testohet me sukses droni “SKIFTERI K1” me rreze mbi 1.100 kilometra

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Një zhvillim i rëndësishëm në fushën e teknologjisë ajrore dhe mbrojtjes po vjen nga Kosova. Projekti inovativ SKIFTERI K1, i realizuar nga Ridvan Aliu në bashkëpunim me Muhamet Ajrullahun, ka kaluar me sukses testimin operacional, duke dëshmuar kapacitete të avancuara teknike dhe performancë të lartë në kushte reale fluturimi. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga ekipi zhvillues, droni SKIFTERI K1 ka realizuar një fluturim testues prej 7 orësh e 12 minutash, duke përshkuar një distancë prej 1.124 kilometrash, me një payload prej 42 kilogramësh, çka e rendit këtë platformë ndër më të avancuarat e këtij lloji në rajon. Muhamet Ajrullahu thekson se sot ekipi dhe projekti që përfaqëson janë shndërruar në faktor kyç në industrinë përkatëse, gjë që, sipas tij, dëshmon qartë nivelin e lartë të përkushtimit, profesionalizmit dhe kapaciteteve teknike të ndërtuara ndër vite.

Testimi është kryer nga një prej klientëve të platformës, ndërsa saktësia dhe stabiliteti i fluturimit janë vlerësuar si maksimale, duke konfirmuar potencialin e SKIFTERI K1 për përdorime të ndryshme strategjike, përfshirë mbikëqyrjen, misionet e gjata ajrore dhe aplikime të specializuara të sigurisë.

Ridvan Aliu, iniciatori i projektit, ka vlerësuar punën e ekipit të tij, duke theksuar në mënyrë të veçantë kontributin e Muhamet Ajrullahut, Drejtor i Operacioneve, i cili ka pasur rol kyç në planifikimin dhe realizimin e fazës testuese të këtij projekti ambicioz.

Projekti SKIFTERI po zhvillohet në kuadër të një ekosistemi inovativ që lidhet ngushtë me Future Minds Academy, duke dëshmuar se Kosova ka kapacitete njerëzore, teknologjike dhe profesionale për të ndërtuar zgjidhje të sofistikuara në fushën e inxhinierisë ajrore dhe inteligjencës artificiale.

Me këtë testim të suksesshëm, SKIFTERI K1 hap një kapitull të ri për industrinë teknologjike vendore, duke e pozicionuar Kosovën në hartën e inovacionit rajonal dhe duke dëshmuar se projektet “Made in Kosovo” mund të konkurrojnë denjësisht në tregun global të teknologjive të avancuara.

Eco Higjiena

Muhamet Ajrullahu thekson se sot ekipi dhe projekti që përfaqëson janë shndërruar në faktor kyç në industrinë përkatëse, gjë që, sipas tij, dëshmon qartë nivelin e lartë të përkushtimit, profesionalizmit dhe kapaciteteve teknike të ndërtuara ndër vite.

“Potenciali ynë është edhe më i madh dhe ambicia jonë është ta zhvillojmë atë pikërisht në Kosovë, në bashkëpunim të ngushtë me rininë, si forca më e rëndësishme e së ardhmes,” shprehet Ajrullahu, duke vënë në pah rëndësinë e investimit në dijen dhe talentin vendor.

Ai shton se ekipi është plotësisht i përgatitur që, përmes inovacionit dhe teknologjisë së avancuar, të japë kontribut të drejtpërdrejtë në ndërtimin e një mjedisi më të sigurt, më të qëndrueshëm dhe më perspektivë, si për Kosovën ashtu edhe për partnerët ndërkombëtarë./rajonipress/

https://www.facebook.com/692408344/videos/pcb.10166873907203345/902026619010733