Kur tjetri nuk e mbanë përgjegjësinë e Fjalës dhe të Veprimit!
Nga Flaka Haziri – Ky vendim i marrë nga Kryetari i Komunës e i nxitur nga nënkryetari Rexhep Kadriu, është një indikator që tregon se me çfarë lehtësie sakrifikohet mundi i dikujt në emër të pazareve politike ditore !. Drejtoria e Shërbimeve Publike në Gjilan është e vetmja Drejtori e cila nuk ka shpenzuar “Asnjë Cent” për dreka e darka zyrtare ! Drejtoria e shërbimeve Publike në Gjilan është zgjedhur drejtoria më e suksesshme në shërbimet e ofruara qytetarëve si dhe në menaxhimin e buxhetit në mënyrën më ekonomike !…
Kur pazaret politike bëhen për interesa vetijake, në dëm të qytetarëve ! Çfarë duhet të na motivojë neve si rini në këtë vend! Çfarë shembulli na jepet nga udhëheqësit tanë?!
Në vendin tonë duhet të jesh i nënshtruar, duhet të jesh i korruptuar dhe njeri jo i fjalës që të mbash pozitë! Në këtë vend e keqja e ka mundur të mirën! … Të iu shërbesh qytetarëve me ndershmëri dhe pa dallime politike “kjo të merr në qafë” Jo sepse t`i e humb një postë politikë, por sepse t`i nuk mundë të vazhdosh të iu shërbesh qytetarëve me vullnetin tënd! !
Sepse klasa politike nuk mundet ta durojë këtë, klasës politike munden të i ikin tendere me përfitime të majme, të mos munden të pasurohen gjatë mandateve në kurriz të qytetarëve, kjo nuk iu shkon për shtati… Prandaj çfarë zgjidhje duhet të ketë tjetër për ta, pos të të shkarkojnë!
Ky vendim i marrë nga Kryetari i Komunës e i nxitur nga nënkryetari Rexhep Kadriu, është një indikator që tregon se me çfarë lehtësie sakrifikohet mundi i dikujt në emër të pazareve politike ditore !
Drejtoria e Shërbimeve Publike në Gjilan është e vetmja Drejtori e cila nuk ka shpenzuar “Asnjë Cent” për dreka e darka zyrtare ! Drejtoria e shërbimeve Publike në Gjilan është zgjedhur drejtoria më e suksesshme në shërbimet e ofruara qytetarëve si dhe në menaxhimin e buxhetit në mënyrën më ekonomike !…
Çfarë e inspiroi Kryetarin e Komunës tonë i tërë ky sukses i arritur nga Drejtori Sokol Haziri i cili e manaxhoi këtë Drejtori ?!
Lutfi Hazirin – Kryetarin tonë e inspiroi që ta shkarkojë atë nga posti i drejtorit, edhe atë duke i thënë se do të zëvendësojmë me një Drejtori tjetër, sepse tani kjo drejtori do i takoj LDK-së. Kjo i bie që “T`i ke bërë mjaft për qytetarët e Gjilanit tani është radha jonë që të bëjmë hajni..sepse me ty ishte e pamundur”
Lutfi Haziri në deklaratën e tij publike të dhënë për media thotë :Vlerësimi, përformanca, angazhimi dhe puna është monitoruar me kujdes të veçantë deri sa është ardhur në këto ndryshime ! … Kjo të lë pa fjalë!!! Për çfarë monitorimi e ke fjalën Zotëri?! A lë të nënkuptoj kjo që t`i ke shkarkuar Drejtorin për shkak të përformancës jo të kënaqshme ?!! Cila është sipas teje përformanca e arritur e Drejtorisë së shërbimeve publike gjatë këtij mandati (një vjeqarë) ?!
A është pikërisht suksesi i kësaj drejtorie dhe mos mundësia për hajni ajo që iu detyroi ta shkarkonit Drejtorin nga kjo pozitë?! A ka pasur ndonjëherë suksese të tilla kjo Drejtori pavarësisht se nga kush ka qenë vendi në Qeverisje ..?! A je i vetëdijshëm për deklaratën tënde?! A e mban t`i përgjegjësinë e fjalëve të tua dhe veprimit tënd!… Me keqardhje Kryetar , ke hyrë në lojë, por nuk ke gjetur lojtar! Sepse e ke tejet të pamundur të përballesh me një karakter të tillë siç është Sokol Haziri.
Karakteri tij është jo nënshtrues ndaj teje dhe ndaj çdo kujt që tenton të luaj dhe të njollos imazhin e tij! Është karakter i pa korruptuar! Kësi Drejtoresh nuk të duhen ty në qeverisjen tënde!… Tani kryetar do ta gjesh veten shumë mirë t`i dhe çdo kush që ka qenë i involvuar në qëllimet për përfitime në tenderët e kësaj drejtorie …tani mundeni me veprua si n’bahce t’Babës! Tani keni Drejtor që iu shkon për huji tuaj!
Veprimi yt Jo i drejtë do të jetë një bumerang për ty dhe partin tuaj!
Por kjo le të mbetet në ndërgjegjen tuaj (nëse keni sado pakë)!!
Rexhep Kadriu si iniciatori i parë i kësaj marrie, të drejtohem si qytetare e këtij vendi, që nuk blihen votat e qytetarëve duke ua harrnuar rrugët me mjete vetanake gjate fushatave parazgjedhore si keni vepruar ju! Besimi dhe përkrahja e qytetarëve fitohet me punë të ndershme! Ju e keni të garantuar humbjen sepse na keni dëshmuar që iu pengojnë njerëzit e aftë e të ndershëm për punë!
Sokol Haziri duhet të jetë shembull për ty se si bëhet një politikë e mirëfilltë !
Ndërsa t`i dhe të gjithë të tjerët të invulvuar në ketë vendim na keni dhënë mesazhin me dëshpërues në këtë vend!
Për shembullin e pakontestueshëm të sukseseve, për ndershmërinë dhe vlerat e tij, flet zëri i qytetarëve, flet puna të cilën e bëri Sokol Haziri! Krenare me TY!
Në faqen e zezë të kësaj Qeverisje, Ju jeni faqebardhë zoti Sokol Haziri!
Flaka Haziri – ekonomiste


