Fundamenti

Një hap historik për arsimin profesional në Kosovë: Akreditohet shkolla e parë e mesme në Inxhinieri Softuerike

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Na qoftë për hajër ky sukses i përbashkët, ka shkruar partneri i nderuar, Muhamet Ajrullahu.

Pas një viti e gjysmë pune intensive dhe të përkushtuar me Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKK), për herë të parë në Kosovë është akredituar një shkollë e mesme profesionale në fushën e Inxhinierisë Softuerike – Future Minds High School.

Ky akreditim përfaqëson një standard të ri në arsimin profesional, duke garantuar që nxënësit tanë nuk përgatiten vetëm për sfidat e së tashmes, por pajisen me njohuri dhe aftësi të nevojshme për profesionet e së ardhmes.

FIDANISHTJA

Në filozofinë tonë arsimore, shkolla nuk është vetëm hapësirë e transmetimit të njohurive teorike, por një mjedis ku formohen mendje kritike, kreative dhe të afta për të ndërtuar zgjidhje reale për shoqërinë dhe tregun e punës.

Future Minds High School synon të jetë një model i arsimit modern, ku mësimi shndërrohet në aftësi praktike, inovacion dhe vizion afatgjatë për zhvillimin profesional të gjeneratave të reja./rajonipress/