Uji Dea

Haliti mbajti takim me ekzekutivin komunal

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka mbajtur një takim pune në fillim të vitit me Kabinetin e Kryetarit, Drejtorët e Drejtorive Komunale dhe përfaqësuesit e Institucioneve Komunale.

Gjatë këtij takimi u diskutua për planifikimin e buxhetit nga të gjitha drejtoritë, mbarëvajtjen dhe zbatimin e procedurave të prokurimit, si dhe për implementimin e rregullt të projekteve dhe aktiviteteve komunale.

Hidromorava

Po ashtu, u shqyrtua plani i punës për periudhën në vijim, me theks të veçantë në koordinimin ndërinstitucional, përcaktimin e prioriteteve dhe rritjen e efikasitetit në ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

Ky takim kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet strukturave komunale dhe vendosjen e një qasjeje të përbashkët për një funksionim sa më të mirë të Komunës së Vitisë./rajonipress/