KKVITI

Selver Xhelili nuk ndalet: Ofron pushim një javor për ekipin fitues të derbit gjilanas

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Selver Xhelili pronar i kompleksit më të madh bregdetar shqiptar në Ksamil të njohur si “Gjilani” ka bërë edhe një hap të madh për të inkurajuar dhe përkrahur dy klubet gjilanase “Drita” dhe “Gjilani” të cilat do të luajnë këtë fundjavë. Xhelili ka ofruar pushim një javor për ekipin fitues në kompleksin “Gjilani” në Ksamil.

Selver Xhelili nuk ka të ndalur me donacionet e ofruara në përkrahje të rinisë e sportistëve gjilanas. Ai edhe sa ishte drejtor i kulturës në Gjilan ka përkrahur në të gjitha format klubet e shoqatat gjilanase si në fushën e rinisë, kulturës e sportit.

Eco Higjiena

Tani Xhelili si pronar i kompleksit më të madh bregdetar shqiptar në Ksamil të pagëzuar me emrin “Gjilani” ka ofruar një donacion për fituesin e derbit gjilanas në mes të Dritës e Gjilanit që zhvillohet këtë fundjavë.

Xhelili tha se ky donacion është si inkurajim për futbollistët gjilanas të cilët besoj se këtë kampionat do të kenë rezultate kulminante. “Unë gjithmonë kam qenë në shërbim të të rinjve gjilanas dhe kësaj radhe më erdhi mundësia që ata t`i përkrahi edhe në këtë formë duke pushuar në kompleksin më të frekuentuar shqiptar që udhëhiqet nga një gjilanas” tha Xhelili./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.