Fundamenti

Kjo është arsyeja përse duhet të hani fistëk

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Është një ushqim specifik, i cili ndihmon për parandalimin e diabetit.Një studim amerikan i “American Pistachio Growers”, shoqata që përfaqëson kultivuesit e fëstëkëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka zbuluar se pikërisht fëstëkët luajnë rol të rëndësishëm në parandalimin e diabetit të tipit 2.

Ekspertët këshillojnë konsumin në mënyrë të rregullt të tyre, pasi në këtë mënyrë parandalohet prekja nga diabeti.

Studimi u bazua në një kampion prej 54 personash, të cilët për katër muaj me radhë ndoqën një regjim ushqimor të pasur me fëstëkë, ku konsumonin mesatarisht 60 gramë në ditë.

Mobi Casa

U vu re se niveli i glukozit në përfundim të kësaj periudhe ishte ndjeshëm i ulët tek ata persona që konsumonin ushqime të tilla, i krahasuar me ata persona që ndiqnin një regjim ushqimor pa këtë element.

Ekspertët mjekësorë sugjerojnë që të hahen jo më shumë se një grusht fëstëkësh në ditë, pasi nëse e teproni efektet mund të jenë negative.