“Dea” solidarizohet me komunat e prekura nga vërshimet, dhuron ujë të pijshëm falas për familjet në nevojë
Gjilan – Në kohë sfidash dhe vështirësish natyrore, solidariteti mbetet forca më e madhe e shoqërisë. Kompania e ujit natyral mineral “Dea” nga Gjilani, ka ndërmarrë një iniciativë humanitare duke u qëndruar pranë komunave dhe familjeve të prekura nga vërshimet e fundit.
Përmes një aksioni konkret dhe domethënës, “Dea”, ka filluar dhurimin e ujit të pijshëm falas për komunitetet që kanë nevojë emergjente, duke dëshmuar se përgjegjësia sociale nuk është vetëm fjalë, por veprim.
“Uji është jetë dhe kujdesi për njëri-tjetrin na bën më të fortë”, thuhet në mesazhin e kompanisë, e cila në këto momente të vështira po ofron ndihmë esenciale për qytetarët e prekur.
Ky gjest human vjen si shprehje e përkushtimit të Dea-s për të qenë pranë njerëzve jo vetëm në ditët e mira, por edhe atëherë kur nevoja është më e madhe. Iniciativa është pritur me mirënjohje nga komunitetet lokale, duke u vlerësuar si një shembull i solidaritetit dhe humanizmit shoqëror ka shkruar Alban Shala./rajonipress/


