Hajnat i vjedhin veturën në garazhë gjilanasit, një rast tjetër arrestohet i dyshuari për kanosje
Gjilan – Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, persona të panjohur gjatë natës i kanë vjedhur veturën e tipit ËV, me targa vendore, të cilën e kishte në garazhë.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
Gjithashtu në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nuk ka respektuar urdhrin e gjykatës dhe ka kanosur viktimën femër kosovare.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/


