Vajushi te Livorno
Armando Vajushi zbret nga kategoria. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare largohet nga Chievo në elitën e futbollit italian, për të luajtur në Serie B me Livorno-n. Duke parë hapësirat e pakta në skuadër, klubi veronez vendosi ta huazojë 23-vjeçarin te skuadra toskane, transmeton Kosova Sot Online.
Në Serie B sulmuesi shkodran do të ketë shansin të luajë, të fitojë eksperiencë dhe të vazhdojë rritjen si lojtar. Sipas medieve lokale, marrëveshja cilësohet praktikisht e mbyllur. Klubet arritën akordin dhe sulmuesi ka dhënë pëlqimin për këtë transferim.
Armando Vajushi u transferua te Chievo në janar të vitit 2015, por nuk ka luajtur asnjë ndeshje. Italianët e afruan nga bullgarët e Litex Lovech, skuadër me të cilën Vajushi regjistronte 22 gola në 86 ndeshje, si edhe 23 pasime për gol. (Kosova Sot)


