Eko Higjiena

Tentim vrasje në Drobesh të Vitisë, vdekje e dyshimtë në Gjilan

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në fshatin Dobresh, të Vitisë janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, për shkak se janë përfshi në rrahje në mes veti duke sulmuar njëri-tjetrin me mjete të forta. Si pasojë e rrahjes të gjithë të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Kurse në Gjilan është raportuar se viktima mashkull kosovar, në shtëpinë e tij ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Uji Dea

Sipas dëshmitarit viktima ka qenë duke jetuar i vetëm. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/