Fundamenti

Të jesh një ekip si EL-BAU: Suksesi ndërtohet me bashkëpunim, respekt dhe njerëzi

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Fryma e bashkëpunimit, respektit dhe vlerësimit të ndërsjellë ishte në qendër të darkës së fundvitit të kompanisë EL-BAU sh.p.k., një mbrëmje e veçantë e cila shërbeu jo vetëm për të festuar arritjet e vitit që po mbyllet, por edhe për të forcuar lidhjet njerëzore brenda ekipit.

Në mesazhin e shpërndarë në rrjetet sociale, drejtuesit e kompanisë theksojnë se çdo sukses i arritur gjatë vitit është fryt i punës së përbashkët, përkushtimit dhe forcës së ekipit. Darka e fundvitit u cilësua si një moment reflektimi, mirënjohjeje dhe motivimi për sfidat e reja që sjell e ardhmja.

“Jemi mirënjohës që kemi mundësinë të punojmë dhe të rritemi së bashku si ekip”, thuhet ndër të tjera në mesazh, duke nënvizuar vlerat që e bëjnë EL-BAU një familje profesionale të ndërtuar mbi besim dhe respekt.

ARKATANA

Në këtë mbyllje viti, ekipi i EL-BAU-t kujtoi me respekt dhe mall edhe shokun e tyre të dashur, Limon Vllasi, i cili, siç theksohet në mesazh, do të mbetet gjithmonë pjesë e kujtimeve dhe zemrave të tyre.

Me urime për shëndet, mbarësi dhe suksese të reja në vitin që vjen, EL-BAU sh.p.k. dëshmon se suksesi i qëndrueshëm ndërtohet jo vetëm me punë, por edhe me njerëz që ecin përpara së bashku./rajonipress/