Haliti: Le të jetë ky një vit i përkushtimit, stabilitetit dhe shpresës, në shërbim të qytetarëve
Viti – Viti i ri le të jetë një mundësi e re për reflektim, përgjegjësi dhe bashkëpunim më të madh mes nesh. Vetëm përmes punës së ndershme, dialogut dhe mirëkuptimit reciprok mund të ndërtojmë një shoqëri më të fortë dhe një të ardhme më të sigurt për Vitinë dhe për Kosovën thuhet në mesazhin e Sokol Halitit.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të Vitisë dhe të Kosovës
Në prag të ndërrimit të mot moteve, ju përcjell urimet më të sinqerta për shëndet, paqe dhe mirëqenie në familjet tuaja.
Viti i ri le të jetë një mundësi e re për reflektim, përgjegjësi dhe bashkëpunim më të madh mes nesh. Vetëm përmes punës së ndershme, dialogut dhe mirëkuptimit reciprok mund të ndërtojmë një shoqëri më të fortë dhe një të ardhme më të sigurt për Vitinë dhe për Kosovën.
Le të jetë ky një vit i përkushtimit, stabilitetit dhe shpresës, në shërbim të qytetarëve dhe të interesit të përbashkët.
Gëzuar 2026!
Sokol Haliti
Kryetar i Komunës së Vitisë

