Uji Dea

Lirie Aliu falënderon qytetarët e Vitisë: Besimi juaj është obligim, jo privilegj

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Kandidatja për deputete nga LDK, Lirie Aliu, ka përcjellë një mesazh mirënjohjeje dhe përgjegjësie ndaj të gjithë atyre që e mbështetën dhe i besuan garës së saj politike. Ajo thekson se fushata nuk ishte thjesht hapësirë për fjalime, por mbi të gjitha për dëgjim, për ballafaqim me hallet reale të qytetarëve dhe për ndërtim besimi.

“Nuk kemi dalë në tubime vetëm për të folur, por për të dëgjuar. Për të kuptuar shqetësimet e qytetarëve që na hapën dyert dhe zemrat e tyre gjatë këtyre ditëve fushate”, ka deklaruar Aliu.

Ajo ka falënderuar çdo qytetar, çdo lagje, fshat dhe komunitet në Viti, duke theksuar se përkrahja e marrë është një përgjegjësi morale që nuk mbaron me ditën e zgjedhjeve.

“Faleminderit të gjithëve. Njerëzilleku, modestia dhe dashnia për njerëzit nuk kanë nevojë për pushtet, nuk kërkojnë votë dhe nuk harrohen pas zgjedhjeve”, ka përfunduar mesazhin e saj Lirie Aliu.

Uji Dea

Ky mesazh përmbyllës bart frymën e një politike që synon shërbim, jo privilegj, dhe që e sheh besimin qytetar si kontratë të përhershme me njerëzit.

#LDK123

#LirieAliu75