Fundamenti

Faruk Nura: Në luftë i besova pushkës, në këtë fushatë i besova qytetarëve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Rrugëtimi i Faruk Nurës është rrugëtim i besimit, i sakrificës dhe i përgjegjësisë. Nga frontet e luftës, ku mbrojti atdheun dhe popullin me guxim e vendosmëri, deri te fushata zgjedhore e sotme, ku besimin më të madh ia ka dhënë qytetarit vitias, Nura mbetet simbol i njeriut që nuk i shmanget asnjëherë detyrës.

“Si njeri i luftës dhe mbrojtës i atdheut dhe popullit tim, në front e betejë i besova pushkës derisa luftoja armikun. Sot, në kohë paqeje, besimin më të madh e kam tek qytetari vitias, tek njerëzit e ndershëm që na kanë përcjellë me vëmendje dhe presin nga ne që Kosova të marrë drejtimin e duhur”, ka deklaruar Faruk Nura.

I shkathtë në luftë, i përkushtuar në ndërtimin e institucioneve të Kosovës pas çlirimit dhe modest në këtë garë zgjedhore, Faruk Nura po kërkon besimin dhe respektin e qytetarëve të Vitisë dhe Anamoravës jo me fjalë të mëdha, por me një histori të dëshmuar shërbimi dhe sakrifice.

Gjatë takimeve të shumta, ai ka falënderuar çdo qytetar, çdo lagje dhe çdo familje vitiase që ia hapën derën e mikpritjes, për të bashkëbiseduar hapur për hallet, shqetësimet dhe sfidat e përbashkëta që kërkojnë zgjidhje të qëndrueshme në të ardhmen.

FIDANISHTJA

Nura shpreh bindjen se fitorja e LDK-së do të jetë fitore për Kosovën dhe për perspektivën e saj demokratike. “LDK ka zemër të madhe. Fitorja e saj është fitore për Kosovën. Votojeni pa asnjë hamendje LDK-në dhe mua si kandidat, që së bashku të shohim hapa progresivë për shtetin dhe shoqërinë tonë”, ka përfunduar ai.

Në këtë fushatë, Faruk Nura nuk kërkon privilegj, ai kërkon vazhdimësi të shërbimit ndaj atdheut, kësaj radhe me besimin e qytetarëve si forcën më të madhe./rajonipress/