Kurti: Fabrika e ujit Dea po rritet vit pas viti
Gjilan – Përveçse në tregun vendor ajo eksporton edhe në atë rajonal ka shkruar Albin Kurti.
Postimi i plotë:
Mbi 250 punëtorë kujdesen për ruajtjen e cilësisë së lartë të ujit Dea, me 5 linja të prodhimit. Përfaqësuesit e kompanisë i ftova të përfitojnë nga iniciativat qeverisëse si Superpuna për të rinjtë e nga mandati i ardhshëm edhe Superpuna për Gratë.
Qeveria do të vazhdojë të mbetet pranë bizneseve e kompanive tona e ta përkrahë prodhimin vendor.




