Fundamenti

Shaqiri i gatshëm për ndeshjen kundër Norwichit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Xherdan Shaqiri do të jetë i gatshëm për të debutuar te Stoke City në ndeshjen në udhëtim kundër Norwich Cityt, e cila zhvillohet të shtunën.

Ndihmëstrajneri i Stoke, Mark Bowen, ka thënë se Shaqiri është plotësisht i gatshëm për duelin e radhës dhe ka përfituar shumë që nuk ka debutuar fundjavën e shkuar kundër Tottenhamit, pasi ka pasur një javë kohë shtesë për t’u përgatitur sa më mirë me ekipin e ri, përcjell koha.net.

Shaqiri 23-vjeçar, te Stoke City, u transferua javën e shkuar nga Interi për 17 milionë euro.

“Shaqiri ka punuar mirë gjatë kësaj jave dhe të gjithë janë fascinuar me formën e tij. Me padurim presim ta shohim në ndeshjen e parë te Stoke City”, ka thënë Bowen, duke shtuar se Shaqiri ka një karakter të fortë si futbollist dhe të gjithë e kanë mirëpritur te Stoke City, duke e bërë të ndihet mirë.

UBT

Reprezentuesi i Zvicrës me ekipin anglez ka firmosur kontratë pesëvjeçare.
“Ai vetëm se ka përfituar edhe më shumë nga një javë shtesë stërvitje me ekipin para se të debutojë. Po të luante me Tottenhamin pas vetëm disa stërvitjeve do të kishte qenë shumë vështirë për të”, ka shtuar uellsiani Bowen.

“Ai prejse është bashkuar me grupin nuk është i vetëm, pasi po qeshet dhe po komunikon me lojtarët e tjerë. Gjëja që ka rënë në sy te Shaqiri është prekja e topit dhe aftësia për të pasuar nga pozitat e vështira”.

http://koha.net/?id=6&l=71265

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.