Rexhep Kadriu vazhdon takimet me qytetarët në Dobërçan, mbështetje e fuqishme për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Gjilan – Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Rexhep Kadriu, ka vazhduar takimet me qytetarë në fshatin Dobërçan, pas vizitës së realizuar më herët në Përlepnicë. Edhe në këtë takim, ai u prit me mbështetje të madhe dhe mobilizim të dukshëm për fitoren e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Gjatë bashkëbisedimit me banorët, u theksua rëndësia e angazhimit qytetar dhe nevoja për përfaqësim të ndershëm e me integritet në Kuvend. Energjia pozitive, besimi dhe përkushtimi i qytetarëve të Dobërçanit u vlerësuan si dëshmi e qartë se vizioni dhe programi i LDK-së po gjejnë përkrahje të gjerë në terren.
Rexhep Kadriu theksoi se këto takime janë thelbësore për të dëgjuar nga afër shqetësimet dhe pritjet e qytetarëve, duke ritheksuar përkushtimin e tij për të qenë zë i fuqishëm i Gjilanit dhe Anamoravës në institucionet qendrore.
#LDK123
#LumirAbdixhiku1
#RexhepKadriu52




