Sokol Haliti viziton Stubllën për Krishtlindje: Mesazh urimi, bashkimi dhe mikpritjeje
Viti – Sot, në cilësinë e Kryetarit të Komunës së Vitisë, së bashku me bashkëpunëtorë, zhvillova një vizitë urimi me rastin e festës së Krishtlindjes në Stubëll ka shkruar Sokol Haliti.
Me këtë rast, uruam don Fatmirin, famullitarin e Stubllës, si dhe përmes tij të gjithë banorët e kësaj ane dhe bashkatdhetarët nga diaspora, të cilët kishin ardhur për t’i kaluar festat pranë familjeve të tyre.
Stublla mbetet shembull i gjallë i mikpritjes dhe i bashkimit mes njerëzve, veçanërisht në ditë festash dhe gjatë aktiviteteve kulturore që pasurojnë jetën komunitare dhe forcojnë bashkëjetesën.
Gëzuar Krishtlindjen!


