Hidromorava

Lirie Aliu: E vërteta është se pa LDK-në, Kosova nuk do të ishte Kosova që e njohim sot

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Kjo parti s’ka lindë në rehati, po në terr, kur fjala të rrezikonte jetën, e nënshkrimi të kushtonte ma shumë se krejt premtimet e politikanëve sot. LDK ja nuk e mori lirinë me short, e as me fjalë të mëdha. E mori me punë të heshtun, me pacifizëm, me organizim e qetësi.

Kur disa kërkonin famë, LDK kërkonte funksionim ka shkruar Lirie Aliu.

Postimi i plotë:

LDK ja, jo veç parti, po aset kombëtar, që s’guxojmë me e humbë. Edhe në vend të tretë ua mori shkëlqimin të tjerëve, po pra, të gjithë kundër LDK së.

Ka gjana që një popull i ruan si sytë e ballit: historinë, gjuhën, flamurin… e n’rastin tonë edhe LDK-në. Kjo parti s’ka lindë në rehati, po në terr, kur fjala të rrezikonte jetën, e nënshkrimi të kushtonte ma shumë se krejt premtimet e politikanëve sot. LDK ja nuk e mori lirinë me short, e as me fjalë të mëdha. E mori me punë të heshtun, me pacifizëm, me organizim e qetësi.

Kur disa kërkonin famë, LDK kërkonte funksionim.

Kur të tjerët çanin me emocione, LDK çante me mençuri. Ekziston një frymë ku humbësin e xhelozojnë, sidomos më të zhurmshëm janë ata që ikën nga aty. Pashë Zotin, nëse e shihni partinë tuaj fituese, atëherë pse merreni me LDK në, s’ka sens kjo punë?!

Eco Higjiena

E tash, në këtë treg politik ku secili me dy video e tre statuse vetëshpallet “lider kombëtar”, duhet me e ndal frymën e me ia kujtu vetes se patriotizmi nuk matet me sa propagandë bën, por me vepra, se LDK ja ka vepra sa për me ishkru tri kapituj historie.

Por, përgjatë historisë edhe e kanë sulmu, e prapë e sulmojnë e shpifin. E trajtojnë si “parti të vjetër” ata që vetë nuk i kanë as 5 vjet eksperiencë në politikë, veç përvojës ne fb e Instagram. Disa u larguan, pse s’kanë qejf me u pa me “humbësin”. Shkuan në parti të tjera për poste, mikrofon, interes të vetin, shumë thjesht, ikën për vete e jo për Kosovën.Por ikja e tyre s’ishte humbje, ishte pastrim se nuk e donin më kur ishte në ditët më të vështira, thjesht nuk ishin të prerë për këtë ideologji.

Mundesh me e dashtë ose mos me e dashtë LDK-në, mundesh me e kritiku sa të duash, kjo është demokraci por, me e mohu si aset kombëtar është të humbësh kujtesën e vetes, sikur me i thanë historisë:

“Na s’kemi nevojë për ju, se tash kemi komente në Facebook.”

Prandaj LDK duhet me u mbrojtë, jo thjesht si forcë politike, por si vlerë e kombit. Se ka gjana që nuk preken, nuk lëndohen, nuk harrohen. E LDK është njana prej tyne.

E vërteta është se pa LDK-në, Kosova nuk do të ishte Kosova që e njohim sot. Kaq. Pikë.

#Ldk123liriealiu75