Vjollca Kadolli dhe Lirie Aliu takohen me gratë e Gushicës, mbështetje e fuqishme dhe masive
Viti – Kandidatet për deputete, Vjollca Kadolli dhe Lirie Aliu, janë pritur me entuziazëm të madh nga gratë e Gushicës, ku kanë marrë mbështetje të fuqishme dhe të sinqertë për rrugëtimin e tyre politik. Takimi u shndërrua në një dëshmi të qartë të besimit dhe përkrahjes që gratë e kësaj ane i japin vizionit dhe angazhimit të tyre.
Kadolli dhe Aliu po vazhdojnë fushatën me ritëm intensiv, duke trokitur derë më derë, lagje më lagje, për të bashkëbiseduar drejtpërdrejt me gratë e suksesshme të Vitisë. Në fokus të këtyre takimeve është fuqizimi i gruas, roli i saj në shoqëri dhe përkrahja për gratë që udhëheqin me sukses në biznes, familje dhe komunitet.
Gjatë bisedave u theksua rëndësia e përfaqësimit dinjitoz të gruas në vendimmarrje, si dhe nevoja për politika që garantojnë barazi, zhvillim dhe mundësi të reja për çdo grua. Gratë e Gushicës shprehën bindjen se Vjollca Kadolli dhe Lirie Aliu janë zëri i tyre i fuqishëm në Kuvend.
#zgjidhLDK123
#zgjidhVjollcën72
#zgjidhLirinë75



