Fundamenti

Nxënësve të Velekincës u bëhet fusha sportive, po punohet edhe në projekte tjera

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Nënkryetari i Komunës së Gjilanit Rexhep Kadriu i shoqëruar nga disa drejtorë të drejtorive komunale, kanë marrë pjesë në rregullimin e fushës së sporteve për shkollën “Mulla Idriz Gjilani”, në fshatin Velekincë, i cili projekt do të pasohet edhe me investime të tjera në këtë shkollë dhe në fshat.

Me këtë rast nënkryetari Kadriu ka thënë se kjo shkollë së bashku edhe me pesë shkolla të tjera, u është bërë zgjidhja për terrenet sportive, për të vazhduar gjatë të ardhmes edhe me investime të kësaj natyre edhe nëpër shkollat tjera të Gjilanit.

KKVITI

Ai ka bërë të ditur se Komuna e Gjilanit ka investuar këto projekte nëpër shkolla dhe do të vazhdoj edhe më tutje në ndërtim të infrastrukturës shkollore por edhe rekreative e sportive për nxënësit, sepse sporti është pjesë shumë e rëndësishme e edukimit dhe formimit të fëmijëve.

Në këtë fshat gjithashtu janë duke u kryer punimet në infrastrukturë publike dhe do të ketë edhe investime të tjera që kanë të bëjnë me përmirësimin e kushteve infrastrukturore dhe në shërbime të qytetarëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.