ARKATANA

Pesë aktakuza të ngritura dhe tre persona të ndaluar

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, njëri për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Kanosja” nga neni 185 dhe 181, kurse dy të tjerë veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i Kodit Penal të Kosovës.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, të hënën me datë 22 dhjetor 2025 ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale, si në vijim:

Uji Dea

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje pylli ”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje ”./rajonipress/