Eko Higjiena

Rukiqi zhvillon takim pune me Komandantin e LMT të KFOR-it turk

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan, kolonel Agron Rukiqi, së bashku me stafin e tij, ka pritur sot në një takim pune Komandantin e LMT të KFOR-it Turk në Gjilan, major Rahmi Yldirim, me bashkëpunëtorët e tij.

Takimi është zhvilluar në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan dhe ka pasur në fokus çështje me rëndësi të veçantë që ndërlidhen me situatën e përgjithshme të sigurisë, bashkëpunimin institucional dhe forcimin e partneritetit të vazhdueshëm ndërmjet Policisë së Kosovës dhe KFOR-it në rajonin e Gjilanit.

Gjatë bashkëbisedimit, të dyja palët kanë vlerësuar situatën e sigurisë si të qetë dhe stabile, duke theksuar rëndësinë e komunikimit të rregullt dhe bashkëpunimit të ngushtë në funksion të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike.

Eco Higjiena

Kolonel Rukiqi ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj major Yldirim dhe stafit të tij për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Policisë së Kosovës, duke e cilësuar praninë dhe kontributin e KFOR-it si një faktor të rëndësishëm në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në vend./rajonipress/