ARKATANA

Përvoja dhe integriteti i Lirie Aliut po kthehen në mbështetje të fuqishme qytetare

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Lirie Aliu, po dëshmon çdo ditë se përvoja, formimi akademik dhe serioziteti politik janë vlera që elektorati i sinqertë di t’i njohë dhe t’i shpërblejë. Në çdo takim me qytetarë, në Viti, Gjilan dhe më gjerë, ajo po gjen përkrahje të gjerë, jo vetëm nga strukturat e LDK-së, por edhe nga qytetarë dhe grupe që e shohin përfaqësimin e saj si një nevojë reale për ndryshim cilësor në Kuvendin e Kosovës.

Me arsimim superior dhe doktoraturë në shkencat sociale dhe etike, Lirie Aliu perceptohet si një kuadër i përgatitur profesionalisht dhe i aftë për sfida afatgjata politike. Mbështetja që po merr në terren buron nga përkushtimi i saj i vazhdueshëm, nga komunikimi i drejtpërdrejtë me qytetarët dhe nga serioziteti me të cilin i qaset problemeve reale të shoqërisë.

Në çdo lagje dhe komunitet ku ka trokitur, Aliu është pritur me entuziazëm dhe besim, si rezultat i një qasjeje të ndershme dhe të përgjegjshme ndaj politikës. Elektorati po e vlerëson një profil që nuk premton lehtë, por që ofron dije, vizion dhe angazhim konkret.

“Jam thellësisht mirënjohëse për mbështetjen që po marr çdo ditë nga qytetarët. Votuesi di ta dallojë përkushtimin dhe seriozitetin. Kam synuar të prek çdo sferë të jetës qytetare dhe ta kuptoj nga afër shqetësimin e tyre. Ky është misioni im dhe arsyeja pse kam hyrë në garën për deputete të Parlamentit të Kosovës,” ka deklaruar Aliu pwr rajonipress.

Uji Dea

Ajo theksoi se nga takimet e shumta ka kuptuar qartë zhgënjimin e qytetarëve me qeverisjen aktuale, e cila sipas saj, ka prodhuar pasiguri sociale, mungesë vizioni zhvillimor dhe izolim të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Sipas Aliut, vendi ka nevojë për një qeverisje me dije, përgjegjësi dhe orientim të qartë euroatlantik.

Me mbështetjen në rritje dhe profilin e saj akademik e profesional, Lirie Aliu po konsolidohet si një nga ofertat më serioze politike për elektoratin e Vitisë, Gjilanit dhe më gjerë, një zë i arsyes, dijes dhe shpresës për përfaqësim dinjitoz në legjislaturën e ardhshme./rajonipress/