Avdija magjeps Grazin
Paraqitjet e sulmuesit shqiptar, Donis Avdijaj kanë rënë në sytë e medieve të mëdha botërore.Lojërat e mira dhe golat kanë bërë që lojtari të bie në sy të mediumit të njohur ‘Goal.com’ versioni gjermanisht.
“I huazuari nga Schalke 04 ka marrë lëvdata për fillimin e sezonit nga nivelet më të larta të futbollit të Austrisë”, transmeton Telegrafi.
“Vendimi i Schalke 04, që ta huazoj Donis Avdijajn deri në fund të sezonit në Sturm Graz, mund të marrë frytet e pritura. Sulmuesi aktualisht frymëzon Bundesligën austriake dhe ka marrë lëvdata nga nivelet më të larta”, vazhdon shkrimi i goal.com.
Kjo faqe interneti tregon edhe për golin e bukur të shënuar nga lojtari në barazimin 2:2 me Rapid Vienën. Avdijaj ka shënuar katër gola deri më tani. /Telegrafi/


