ARKATANA

Veseli: Bllokimi i Kuvendit nuk i ndihmon askujt

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se bllokimi i punimeve të seancave të Kuvendit nuk është zgjidhje e mirë dhe se nuk i ndihmon askujt.

Ai ka thënë se Kuvendi duhet të shfrytëzohet për atë se për çfarë janë zgjedhur deputetet nga populli.

“Ne jemi të zgjedhur të popullit, as unë si kryetar i Kuvendit nuk kam të drejta më shumë se ata 119 deputetë të tjerë”.

“Unë besoj që është mirë që qytetarët me na dëgjuar, sepse kanë nevojë me dëgjuar se çfarë është arritur në Bruksel”.

Fundamenti

“Bllokimi nuk është mas që i ndihmon askujt, është më mirë me komunikuar bashkërisht dhe me qenë më të përgjegjshëm në raport me ata që na kanë zgjedhur”, ka thënë Veseli, kur është pyetur për deklaratën e dhënë nga Ramush Haradinaj, se nuk do të ketë qetësi në Kuvend, pa u hequr nënshkrimi i Isa Mustafës, nga marrëveshjet e 25 gushtit.

Veseli në prononcim për media pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, duke komentuar ndërprerjen e seancës së kaluar, ka thënë se i vije keq për ata se çfarë ka ndodhur,duke mohuar se kryesuesi i asaj seance, Sabri Hamiti është dorëzuar para deputetëve.

“Më vjen keq që për disa tema të thata politike po krijohen aq shumë tensione, kurse për tema që kanë të bëjnë me jetën e qytetarëve po janë më të qetë, ose më vejnë rëndë ta thamë por, po ka inferioritet”,është shprehur Veseli, raporton lajmi.net.

Ai duke komentuar kërkesën e Qeverisë që të shtyhet raporti i Isa Mustafës gjatë javës së kaluar, ka thënë se edhe ekzekutivi duhet të jetë më korrekte me deputetët, ndonëse ka thënë se beson që akne pasur arsye për një gjë të tillë. /lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.