Eko Higjiena

Vitia mobilizohet fuqishëm: LDK dëshmon energji, unitet dhe besim të palëkundur qytetar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Fushata elektorale e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Viti, po hyn në një fazë të vrullshme dhe të pandalshme, duke reflektuar një mobilizim të jashtëzakonshëm qytetar dhe një mbështetje të qartë për vizionin e saj politik.

Postimi i plotë:

Sonte, në ambientet e BAS Market (ish-EMI), qytetarët e Vitisë dhanë një mesazh të fortë përkrahjeje për LDK-në. Banorë nga rrugët Dëshmorët e Kombit, Ylvi Demiri, Lidhja e Prizrenit, Kongresi i Manastirit, Hasan Kabashi dhe Shabi Kajolli u mblodhën në një atmosferë të ngrohtë, plot energji dhe besim, duke dëshmuar unitetin qytetar rreth një alternative serioze qeverisëse.

Ky tubim konfirmon qartë se fushata e LDK-së në Viti është më shumë se një angazhim elektoral, është një lëvizje qytetare që po rritet çdo ditë. Mbështetja e fuqishme në çdo degë dhe nëndegë të komunës tregon se vizioni i LDK-së po gjen jehonë reale tek qytetarët.

KKVITI

Fushata po vazhdon me ritëm të lartë dhe me përfshirje të gjerë. Çdo qytetar po bëhet pjesë aktive e kësaj fryme ndryshimi.

LDK në Viti, një zë i fuqishëm, një vizion i qartë, një shpresë e re për të ardhmen.