Uji Dea

Rexhep Kadriu: Pesë vite stagnim dhe mashtrim rreth Autostradës së Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Rexhep Kadriu, kandidat për deputet nga radhët e LDK-së dhe gjilanas me zemër, ka reaguar ashpër ndaj asaj që e cilëson si një nga dështimet më të mëdha të Qeverisë Kurti, bllokimin dhe mashtrimin e vazhdueshëm rreth projektit të Autostradës së Gjilanit.

Sipas Kadriut, qytetarët e Gjilanit kanë pritur për pesë vite me radhë realizimin e një projekti jetik për zhvillimin ekonomik, qarkullimin dhe integrimin e rajonit, ndërkohë që janë përballur vetëm me premtime boshe dhe afate të rreme. “Pesë vite pritje dhe asnjë rezultat konkret. Para dy ditësh morëm edhe lajmin më të keq, shkëputjen e kontratës, për herë të katërt, nga kjo qeveri që vazhdon të luajë me shpresat e qytetarëve”, ka deklaruar Kadriu.

Ai ka theksuar se deklaratat e fundit të qeverisë, sipas të cilave autostrada do të përfundojë brenda një viti, janë të parealizueshme dhe përbëjnë mashtrim të hapur publik.

“Me një arrogancë të papranueshme, qytetarëve u premtohet përfundimi i një projekti madhor brenda një viti, ndonëse gjendja reale në terren e dëshmon të kundërtën. Kjo qeveri nuk ka interes, nuk ka dije dhe nuk ka kapacitete për të realizuar projekte kapitale siç është Autostrada e Gjilanit”, ka shtuar ai.

Mobi Casa

Kadriu ka vënë në dukje se mungesa e përgjegjësisë institucionale dhe keqmenaxhimi kanë sjellë stagnim ekonomik dhe izolim të mëtejshëm të Anamoravës, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve dhe biznesit lokal.

Duke u zotuar për qasje serioze dhe punë konkrete, Rexhep Kadriu ka theksuar se Gjilani dhe Anamorava meritojnë projekte reale, transparencë dhe llogaridhënie. “Koha e mashtrimeve ka marrë fund. Qytetarët kërkojnë vepra, jo fjalë”, ka përfunduar ai, duke ftuar qytetarët që në zgjedhjet e ardhshme të mbështesin ndryshimin dhe zhvillimin e vërtetë.

#LDK123 #RexhepKadriu52