Eko Higjiena

Ekonomia e Kosovës, në kthetrat e oligarkëve dhe pushtetarëve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Klanet po e mbajnë peng të ardhmen e vendit. Bizneset e mëdha, të përqendruara vetëm te një kastë mafio-politike

“Është pothuajse e pamundur që të ketë zhvillim ekonomik kur pushteti është i korruptuar dhe vepron me klientelizëm. Jo vetëm klasa politike janë shndërruar në oligarkë, por edhe një pjesë e mirë e administratës tatimore dhe doganore. Njerëzit e fuqishëm të politikës veprojnë në dëm të bizneseve të tjera, posaçërisht atyre të mesme dhe të vogla, që nuk kanë lidhje të forta me politikën”, shprehet eksperti i ekonomisë, Ismajl Kastrati

KKVITI

Situata shumë e rëndë, në të cilën gjendet aktualisht ekonomia e Kosovës, e cila ka disa vjet që po vendnumëron dhe besa edhe po degradon, sipas njohësve të kësaj fushe, vjen si pasojë e mbajtjes peng nga klanet që janë në pushtet, PDK-ja dhe LDK-ja, por edhe oligarkët e bizneseve.

Sipas ekspertëve, nuk mund të ketë zhvillim ekonomik të vendit dhe të ekonomisë kur shumica e bizneseve janë të përqendruara vetëm te një kastë politike. Ata thonë se ky pushtet është zhytur në krim ekonomik, korrupsion dhe informailitet, edhe pse e kanë gojën plot për ekonomi të tregut të lirë, demokraci dhe integrime euroatlantike./kosova sot/