Eko Higjiena

Remniku zgjedh dinjitetin, dijen dhe energjinë e re – LDK 123 në rrugën e fitores

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Remniku vjen në zgjedhjet e 28 dhjetorit me një përfaqësim të denjë dhe vizionar nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke dëshmuar se kjo anë e Anamoravës voton për vlera, dije dhe angazhim konkret. Me Lirie Aliun, numri 75, Doktore e shkencave sociale dhe profesoreshë e gjuhës angleze, Remniku përfaqësohet me dijen akademike, etikën profesionale dhe vizionin modern për zhvillim dhe arsim cilësor. Ajo përfaqëson fuqinë e mendimit kritik dhe rolin e gruas profesioniste në politikëbërje.

Po ashtu, me Lumbardh Salihun, numri 77, djalë i Remnikut nga diaspora, sportist, ekonomist dhe aktivist i palodhur i LDK-së në Prishtinë, Remniku sjell energjinë e re, përvojën ndërkombëtare dhe lidhjen e fortë me vendlindjen. Ai përfaqëson brezin që kthehet për të kontribuar dhe për të ndërtuar të ardhmen këtu.

Remniku voton për përfaqësim të vërtetë, për njerëz që dinë, duan dhe munden.

FIDANISHTJA

Remniku voton për dije, energji dhe besim.

Remniku voton LDK 123 – për një Kosovë më të fortë, më të drejtë dhe me shpresë për të ardhmen.