Uji Dea

Rexhep Kadriu, kandidati që e kthen politikën në shërbim për qytetarin

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Rexhep Kadriu, kandidat i LDK-së për deputet, po dëshmon se politika mund dhe duhet të jetë në shërbim të drejtpërdrejtë të qytetarit. Në një kohë kur fjalët shpesh mbeten pa mbulim, ai po del me zotime të qarta, të prekshme dhe thellësisht njerëzore. Rexhep Kadriu ka ofruar dy zotime kryesore që lidhen me jetën e përditshme të qytetarëve. E para paga mujore si deputet do të shkojë për familjet në nevojë. Dhe e dyta do të hap Zyrën e Deputetit në Gjilan, gjithmonë të hapur për qytetarët. Punë dhe vepra konkrete, jo fjalë ka shkruar Kadriu.

Dy zotimet e tij të para janë dëshmi e një qasjeje të re politike: paga mujore e deputetit do të destinohet për familjet në nevojë, duke e kthyer mandatin në solidaritet konkret, ndërsa zyra e deputetit në Gjilan do të jetë e hapur për qytetarët, si hapësirë komunikimi, llogaridhënieje dhe zgjidhjeje reale të problemeve.

Këto nuk janë premtime elektorale të zakonshme, por veprime që e vendosin qytetarin në qendër të vendimmarrjes. Rexhep Kadriu po ndërton një model përfaqësimi ku deputeti nuk është i largët, por i pranishëm, i dëgjueshëm dhe i përgjegjshëm.

Mirëmëngjesi Anamoravë.

KKVITI

Kjo e diel nis me zotime që kanë kuptim dhe peshë. Sepse punët dhe veprat konkrete flasin më fort se fjalët.

?

#LDK123 #RexhepKadriu52