UBT

Armando Broja pas golit me mesazh për tifozët: Pashë reagimin tuaj dhe do të thotë shumë për mua

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Sulmuesi shqiptar Armando Broja e bëri “sefte” te skuadra e Burnley, duke shënuar golin e barazimit kundër Bournemouth. Pas ndeshjes, klubi ka shpërndar në rrjetet sociale videon ku Broja flet për ndjesit pas “zhbllokimit”, sikurse falenderon tifozët:

“Absolutisht jam shumë i lumtur për shënimin e golit tim të parë. Kjo do të thotë shumë për mua. Shpresojë se ka qenë shumë e rëndësishme edhe për ju tifozët.

ARKATANA

Pashë reagimin tuaj dhe do të thotë shumë për mua. Jeni të mrekullueshëm. Faleminderit që udhëtuan për ndeshjen me Bournemouth”.