UBT

Riad Rashiti: Zëri i përgjegjësisë, profesionalizmit dhe vizionit për Gjilanin dhe Kosovën

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Në një kohë kur Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për njerëz të dijes, integritetit dhe guximit qytetar, Riad Rashiti paraqitet si një figurë serioze, progresive dhe e besueshme në garën për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës. I njohur si profesionist i financave, komunikues i drejtpërdrejtë dhe njeri me përkushtim të palëkundur qytetar, Rashiti kërkon votën e elektoratit me bindje, krenari dhe përgjegjësi të plotë publike.

Me një karrierë të ndërtuar mbi profesionalizëm, devotshmëri dhe shërbim publik, Riad Rashiti ka qenë zë i qartë kundër krimit dhe korrupsionit, duke e artikuluar pa ekuivok bindjen se aty ku sundon korrupsioni nuk ka zhvillim, arsim cilësor, shëndetësi funksionale dhe mirëqenie për qytetarin.

Ky qëndrim i palëkundur e ka bërë atë një nga figurat më konsistente në mbrojtje të interesit publik, si në nivel lokal ashtu edhe në angazhimin e tij politik brenda Partisë Demokratike të Kosovës.

Riad Rashiti beson se rikthimi i besimit në institucione është çelësi për një Kosovë funksionale dhe të drejtë, dhe këtë besim e sheh të mishëruar në lidershipin e PDK-së dhe në vizionin e Bedri Hamzës për Kryeministër të Republikës së Kosovës. Për Rashitin, qeverisja e drejtë, ligji i barabartë dhe menaxhimi i përgjegjshëm i financave publike janë themele të panegociueshme për zhvillim të qëndrueshëm.

Eco Higjiena

Me përvojë dy mandatesh si zë i qytetarëve në Kuvendin Komunal të Gjilanit, ai vjen në këtë garë me një bagazh konkret pune, me njohje të drejtpërdrejtë të problemeve të qytetarëve dhe me aftësi të dëshmuara për përfaqësim dinjitoz. Angazhimi i tij nuk është premtim i zbrazët, por vazhdimësi e një pune të nisur dhe e një përgjegjësie të marrë seriozisht.

Në këtë fushatë, Riad Rashiti nuk kërkon vetëm votë, kërkon besim, duke u zotuar se do të jetë zëri i Gjilanit dhe i qytetarëve në Kuvendin e Kosovës, zë i arsyes, i dijes financiare dhe i interesit publik. Me devotshmëri personale, korrektësi profesionale dhe përkushtim politik, ai paraqet një profil që synon stabilitet, zhvillim dhe qeverisje me integritet.

Vota për Riad Rashitin është votë për përgjegjësi, profesionalizëm dhe një Kosovë pa kompromis me korrupsionin./rajonipress/