Begunca dhe Ramnishta, fuqia e besimit që ndërton fitoren
Viti – Begunca dhe Ramnishta sonte u shndërruan në shembull të gjallë të mbështetjes së sinqertë dhe të fuqishme për kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Viti. Me pjesëmarrje masive, energji pozitive dhe entuziazëm qytetar, u dëshmua qartë se besimi në LDK është i palëkundur dhe i rrënjosur thellë në këto anë.
Qytetarët, me mesazhe të qarta shprese dhe vendosmërie, treguan se janë gati për ndryshim të vërtetë, për zhvillim të qëndrueshëm dhe për një qeverisje të përgjegjshme që i shërben interesit publik. Ky mobilizim nuk ishte thjesht tubim, por një deklaratë e fuqishme vullneti për të ardhmen.
Begunca dhe Ramnishta dëshmuan unitet, besim dhe përkushtim ndaj vizionit dhe programit të LDK-së, një vizion që synon dinjitet, punë të ndershme dhe mirëqenie për çdo qytetar të Vitisë. Kjo energji është garancia se rruga drejt një të ardhmeje më të mirë është tashmë e hapur.
LDK 123





