Rexhep Kadriu, përvojë, projekte, përkushtim për Anamoravën
Gjilan – Rikthehem për Gjilanin, rikthehem për Anamoravën, rikthehem për projektet që i nisëm së bashku dhe që nuk guxojnë të ndalen. Gjatë karrierës sime, kam realizuar projekte të shumta në fusha të ndryshme, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik, infrastrukturor dhe social të Gjilanit dhe rajonit të Anamoravës. Për mua, çdo projekt nuk është vetëm një ide, është një premtim që realizohet me përgjegjësi dhe transparencë thotë Rexhep Kadriu.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Unë jam Rexhep Kadriu, kandidat për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, dhe rikthehem me të njëjtin angazhim, vizion dhe përkushtim që më ka shoqëruar gjatë gjithë rrugëtimit tim profesional dhe publik. Me përvojë të gjatë në menaxhimin e projekteve dhe komunikimin me qytetarët, kam dëshmuar se përkushtimi i vërtetë dhe profesionalizmi sjellin rezultate të prekshme për komunitetin tonë.
Gjatë karrierës sime, kam realizuar projekte të shumta në fusha të ndryshme, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik, infrastrukturor dhe social të Gjilanit dhe rajonit të Anamoravës. Për mua, çdo projekt nuk është vetëm një ide, është një premtim që realizohet me përgjegjësi dhe transparencë.
Si deputet, do të vazhdoj të jem zëri i qytetarëve, duke sjellë eksperiencën dhe vizionin tim në Kuvend për të garantuar që interesat e Anamoravës dhe gjithë qytetarëve të Kosovës të jenë të përfaqësuara me dinjitet dhe efektivitet. Besimi juaj është motivimi im, dhe përkushtimi im është premisa për një të ardhme më të fortë dhe më të drejtë për rajonin tonë.
Rikthehem për Gjilanin. Rikthehem për Anamoravën. Rikthehem me projekte dhe rezultate.
Zgjedh Rexhep Kadriu, përvojë, profesionalizëm dhe rezultate të prekshme!


