Mobi Casa

Nuhiu: A po ndodhë zgjimi i këshilltarëve të PDK-së në Gjilan nga gjumi dimëror

/ 10 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Nuhi Nuhiu – Pas heshtjes prej 20 muajve më në fund u dëgjua për herë të parë zëri i grupit të këshilltarëve të PDK-së në Kuvendin komunal të Gjilanit.

Që në fillim po befasohem që këta këshilltar po din të reagojnë, edhe pse ky është një reagim selektiv i tyre, lidhur me degradimin e shefave në Qendrën kryesore të Mjekësisë Familjare(QKMF).

Ndërsa për kryesin e degës së PDK-së gjithçka është në rregull, partia në pushtet LDK nuk po bënë asnjë shkelje ligjore, zyrtaret e PDK-së po i largon zoti Haziri sipas “ligjit”. Kjo kryesi më së paku merret me atë se sa respektohet ligji nga ana e kryetarit Haziri, por më shumë mblidhen për të shkuar në urime, dhe ngushëllime, të tjera detyra s’kanë, për këtë edhe janë zgjedhë.

Pas reagimit të grupit të këshilltarëve të PDK-së dega në Gjilan, që drejtori i kësaj Qendre Kryesore të Mjekësisë Familjare paska degraduar katër shefa të kësaj qendre dhe i paska vënë në pozita të tjera jo – udhëheqëse. Reagimi i këtyre këshilltarëve, është me vend dhe me kohë, si dhe kërkesa e tyre për një raport më të detajuar lidhur me këto ndryshime në strukturën udhëheqëse të QKMF.

Por tani unë pyes po ku ishin këta këshilltar kur zoti Haziri me 01.01.2013 na largoj nga puna gjashtë (6) drejtor të drejtorive komunale dhe një (1) këshilltare të PDK-së?

A kishin njohuri këta këshilltar me vendimin e zotit Haziri, për largimin e drejtorëve nga shërbimi civil? Pasi u bë pranim dorëzimi i detyrës së kryetarit Haziri në konferencë për shtyp, pas pyetjes së gazetarëve, se çka do të bëni me drejtorët e PDK-së, që e kanë vendimin e kuvendit që të kthehen në punë? Ai shkurt u përgjigj këta lirohen dhe shkojnë në shtëpi, kështu tha,dhe ashtu u bë.

A është dashtë kryesia dhe grupi i këshilltarëve ta ngriti këtë çështje në Kuvend?

Po pse këta zotëri nëse mund t`i quaj kështu një gjysëm zëri se ngritën?
T’ju përkujtoj vitin 2008. Kur Qemajl Mustafa mori mandatin për ta udhëhequr Gjilanin , në konferencë për shtyp, kur iu shtrua pyetja se çka do të behet me ish drejtorët e LDK -LDD? Edhe pse me ligj mandati i tyre ishte tre vjeçar, ky tha se ne nuk do të largojmë asnjë profesionist e lëre më drejtorët të cilët kanë bërë një përvojë tre vjeçare, në menaxhimin e drejtorive, neve na duhen kuadrot, këta drejtor kanë qenë profesionist dhe këtyre do të ju bëhet vend në shërbimin civil, dhe ashtu u bë. Pra veprimi i zotit Mustafa ishte edhe njerëzor edhe racional dhe 5 drejtor vazhduan punën në shërbim civil.

Ky është një dallim i madh në mes zotit Mustafa në njërën anë, dhe zotit Haziri në anën tjetër, i cili nuk respektoj as vendimin e kuvendit, as Ligjin për shërbyes civil. Tani gjykata po tregon se sa janë vendimet e z.Haziri ligjore. Dy drejtor janë kthye në shërbim civil, pas 18 muajve pushimi në shtëpi. Atë që e tha, zoti Haziri në takimin e parë me gazetar e realizoj me 01.01.2014. Na largoj nga lista e vijimit dhe menjëherë intervenoj largim nga lista e pagave,kurse NJOFTIMIN se s`jemi shërbyes civil na i dorëzoi pas 45 ditëve. Ky njoftim famoz kishte dy autor, emrin e kryetarit Haziri, kurse nënshkrimi i nënkryetarit Kadriu.

Tamam një tandem që kanë punuar dhe vazhdoj të punojnë në mënyrë “perfekte” Ndërsa kryesia e PDK-së akoma është në gjumin dimëror, apo të gjorët presin diçka nga zoti Haziri.

1.
Fshesa në Gjilan ka filluar me 01.01.2014, por ju në qendër s’keni pasur kohë të merreni me kuadrot të cilat ishin nga radha e juaj, por, kishit punë më të mençura .
Ndoshta kryesia qendrore e PDK-së edhe nuk kanë patur informacion se Qemajl Mustafa s’është më kryetar komune, po njashtu edhe për drejtorët ? Arsyeja qëndron në atë se dega s’ka kohë ta njoftoj kryesin qendrore, se si fshesa po punon në Gjilan nga zoti Haziri.

Kurse dega e PDK-së në Gjilan akoma më tepër ka qenë e ngarkuar me çështjet e thash e themave, dhe kandidaturave për deputet, ishte vit i zgjedhjeve.

Pas largimit me 01.01.2014 pa asnjë dokument me shkrim deri me 10.02.2014 heshtja ra, si nga ana e kryesisë së PDK-së po edhe të këtyre këshilltarëve që deri më sot këtë çështje se ngritën kurrë.

Ndërsa këshilltarët e kuvendit komunal nga radhët e PDK- së filluan të interesohen për të ju siguruar votat e deputetëve.

Kështu që zoti Haziri e kreu amanetin e partisë së tij dhe ne me 01.01.2014 u detyruam të shkojmë në shtëpi.

-Po ku ishte zëri i kryesisë së degës? Po ku ishte zëri i grupit të këshilltarëve të degës?A thua ata nuk e kanë pasur të njohurit rreth veprimit të zotit Haziri për largimin tonë nga puna?

Dhe më në fund ngritën zërin për degradim të shefave, e jo për largimin e drejtorëve të cilët ishin shërbyes civil të K.K. për atë e quaj reagimin selektiv të këshilltarëve të PDK-së.

Ne e kishim vendimin e kuvendit komunal të datës 18.06.2010 ku të gjithëve shërbyesve civil që marrin pozita udhëheqëse iu ruhet vendi i punës, edhe për drejtorët e shkollave.

Këtë vendim e kanë votuar të gjithë këshilltarët e kuvendit komunal edhe ata të LDK-së të cilët sot heshtin, por kur heshtin këshilltarët e PDK-së pse mos të heshtin edhe këshilltarët nga radhët e LDK-së.

FIDANISHTJA

Edhe pse në fillim kisha një pakënaqësi me sjelljen e zotit Haziri i cili asnjë moment nuk e pa të arsyeshme të na fton në një takim, dhe për një kafe gjatë pranim – dorëzimit të pushteteve, por, kjo më së miri tregon se akoma në hapësirat tonë mbizotëron mentaliteti se çdo rival politik, është edhe armik.

Por edhe hiq më mirë se veprimi i zotit Haziri s’ka qenë as i degës së PDK-së . Për një moment e pyeta vehten mos ishim drejtor të ardhur me dhunë në pozita(apo mos ishin drejtor me masa të dhunshme), pse kjo heshtje e degës së PDK-së apo edhe kryesisë qendrore të PDK-së?

Po të shihet rasti i kryetarit të komunës së Mitrovicës zotit Kastrati iu bë vendi i zx.ministrit të gjithë drejtorëve iu bë nga një vend pune. Ndërsa në Gjilan s’ka vend për Qemajl Mustafën në qeveri, por as për drejtorët e komunës sonë. A do kjo koment.

Më gëzon fakti që në kohën kur PDK-ja ishte në pushtet u ruajt struktura udhëheqëse në shërbimin civil të K.K. edhe ish drejtorët mbetën në punë e jo si ne në rrugë.

Këta drejtor të LDK- LDD kishin kontratë 3 vjeçare, dhe pas këtij mandati me ligj më nuk mund të ishin shërbyes civil.

Por ish kryetari Mustafa i ndali në shërbim civil ky është,,gabimi” i tij, duke i kthye në vende të punës, e njeri nga drejtorët që zoti Mustafa e ndali në shërbimin civil i LDK-së, ai i kishte sugjeruar Hazirit që të na largoj, ky ishte një shenjë falënderimi që këtë person e ndali zoti Mustafa në shërbimin civil.

2.
Kjo do të jetë një mësim shumë i keq për çdo parti që do të vije në pushtet, pra kemi dy lloj mësimi: – Qemajl Mustafa i cili nuk i largoj ish drejtorët edhe pse s’kishte ligj për të mbet shërbyes civil? – Apo Lutfi Hazirit që iu ra fshesë ,vetëm e vetëm amanetin e partisë me que në vend, pavarësisht vendimit të kuvendit apo ligjit për shërbyes civil?

Kurse ne tani kërkojmë drejtësi në gjykatë. Pse nuk respektohen vendimet e kuvendeve komunale. Pse nuk është respektua Ligji për Shërbyes Civil?

Po pse e votuan grupi i këshilltarëve të LDK-së Vendimin me 18.06.2010?
Pse kryetari i LDK-së nuk e zbaton vendimin e kuvendit? Ligji mbi Vetëqeverisje Lokale e obligon.

Prandaj ka shumë pyetje që është dashtë t`i bëhet zotit Haziri, por pyetja është kush ?
A do koment kjo, ku është dega e PDK-së në Gjilan? Çka vepron dhe bënë kjo degë. Në vend se të angazhohet dhe ta ngrit zërin për këto parregullsi si në nivelin qendror të partisë, njashtu edhe në kuvendin e komunës, kundër vendimeve të Hazirit ata merren me qeshtje që as vet nuk e din.

Ndryshe votojnë paradite në komitet për politikë e financa, e ndryshe pas dite, në kuvend, kjo degë ka mbetë vetëm për të shkuar në ngushëllime dhe urime për festa.

Nuk dua të merrem me LDK e as me z.Haziri se populli e njeh më, e ky Rexhep Kadriu është qeshtje në vehte, i cili e nënshkruan një njoftim me 10.02.2013 se më ne ish drejtorët, s’jemi shërbyes civil, dhe vendimi i kuvendit dhe Ligji për shërbyes civil nuk përfillet nga këta dy.

Të gjitha këto fakte janë të deponuara në gjykatë, kurse M.A.P.L është çështje në vete lidhur me këtë vendim. Të jetë mjerimi akoma më i madh M.A.P.L interpretimin e bënë akoma ma më të mjerë, unë kam shpresuar se së paku në ministri kemi kuadro profesionale, por se gjithçka është e politizuar këtë kurrë se kam besuar, por tani s’ka njeri që mund të më bind se ne kemi kuadro me diploma, por jo profesionist.

Profesionisti, pavarësisht presionit nëse e ka s’guxon të shkel ligjin dhe të tregohet naiv në profesionin e vet.

Sepse në fund edhe zyrtarët profesionist në marrjen e vendimeve nga ana e kryetarit edhe ata kane përgjegjësi.

Edhe pse me një vonesë, besoj se drejtësia do të triumfoj, me kthimin e dy drejtorëve në shërbimin civil.

“Po mos të ishte padrejtësia, kurrë s’do ta mësonim definicionin e drejtësisë” Herakliti.

Autor i shkrimit Nuhi Nuhiu ish drejtor i buxhetit e financave K.K. Gjilan.