Kasami nuk ia mbush syrin trajnerit të Fiorentinës
Derisa dukej se po shkonin punët mirë rreth transferimit të Pajtim Kasamit në Fiorentinë, gjithçka është stopuar, shkruan Zëri.
Në fakt, sipas të së përditshmes italiane ‘La Nazione’, ka qenë trajneri i Viola, Paulo Sousa, ai që ka bllokuar gjithçka.
Ai nuk duket i bindur për vlerën e futbollistit shqiptar, i cili e përfaqëson Zvicrën. Kasami e zhvilloi sezonin e kaluar në Olympiakos, por këtë verë pritet të largohet nga Greqia. /Zëri/

